Home > Uncategorized > Xhaka, pas kartonit të kuq, dënohet me tetë ndeshje moslojë

Xhaka, pas kartonit të kuq, dënohet me tetë ndeshje moslojë

//
/
Comments are Off

Taulant Xhaka është dënuar ashpër nga Federata e Futbollit e Zvicrës, për veprimin e tij ndaj Cyrihut, në kuadër të Superligës zvicerane.

Xhaka u ndëshkua me karton direkt të kuq në humbjen e Bazelit ndaj Cyrihut, pasi goditi kundërshtarin me kokë në gjoks.

Për këtë veprim Federata e Futbollit e Zvicrës e dënoi shqiptarin me tetë ndeshje moslojë, çka do të thotë se Xhaka nuk do të paraqitet më këtë sezon.

Xhaka kërkoi falje për këtë veprim, por që s’ishte e mjaftueshme. /Klankosova.tv.

The post Xhaka, pas kartonit të kuq, dënohet me tetë ndeshje moslojë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights