Një burrë dyshohet se e ka harruar fëmijën e tij për disa orë në makinë.
Si pasojë e kësaj raportohet se foshnja pesëmuajshe ka vdekur.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, por raportohet se tek pas tri orëve ai e kishte kuptuar se e kishte harruar në ulësen e pasme.
E kur u kthye burri e gjeti beben pa shenja jete.
Siç raportojnë mediat foshnja nxirrte shkumë nga goja.
Foshnja u dërgua më pas edhe në spital, ku edhe u konstatua vdekja.
Ndërkohë që trupi i pajetë u dërgua për autopsi në spitalin e Janinës, shkruan Ballkanweb përcjell Klankosova.tv
Ngjarja tragjike raportohet se ka ndodhur në zonën e Artës në Greqi/ Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Greqi: Babai e harron në makinë për tre orë, vdes foshnja pesëmuajshe appeared first on Klan Kosova.



