Në Prishtinë ka nisur të zhvillohet edicioni i 13-të i Chopin Piano Fest Prishtina
Ky edicion filloi në Ditën e Evropës me tingujt e pianistit të njohur italian, Epifano Comis, shkruan Klankosova.tv.
Kjo ngjarje mblodhi një numër të madh të qytetarëve dh diplomatëve të huaj që veprojnë në Kosovë, ku në mesin e tyre ishin ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ambasadori i BE-së në Kosovë, Thomas Szunyog dhe ai italian, Antonello De Riu.
Kjo ngjarje do të bëjë bashkë artistë vendorë dhe ndërkombëtare të cilët do të përformojnë për një muaj për qytetarët e vendit.
Kujtojmë se Chopin Piano Fest tashmë është shndërruar në një festival të suksesshëm tradicional që mbahet çdo vit në Prishtinë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Me tingujt e Comis nis edicioni i 13-të i Chopin Piano Fest Prishtina appeared first on Klan Kosova.



