Komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, ka bërë të ditur se forcat ukrainase po kryejnë kundërsulme efektive në zonën e Bakhmutit.
Ai tha se kjo po bëhet falë mbrojtjes së mirëmenduar të Ukrainës në zonën e Bahkmutit, teksa rezultatet janë pozitive.
Në veçanti, ne po kryejmë kundërsulme efektive. Në disa zona të frontit, armiku nuk ishte në gjendje të përballonte sulmin e mbrojtësve ukrainas dhe u tërhoq në një distancë deri në 2 kilometra”, tha ai, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Se forcat ukrainase po kanë sukses në jug të Bakhmutit e ka pranuar edhe kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili tha se forcat ruse u mundën dhe u detyruan që të tërhiqen.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Komandanti ukrainas thotë se po kryhen kundërsulme efektive në Bakhmut, e pranon edhe kreu i Wagner appeared first on Klan Kosova.


