Home > Uncategorized > Prishtina prin si qyteti me më së shumti tatimpagues dhe me qarkullimin më të lartë për vitin 2022

Prishtina prin si qyteti me më së shumti tatimpagues dhe me qarkullimin më të lartë për vitin 2022

//
/
Comments are Off

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se për vitin 2022 Prishtina prin në Kosovë si qyteti me më së shumti tatimpagues dhe me qarkullimin më të lartë vjetor, krahasuar me qytetet e tjera të vendit.

Mbi 10 mijë tatimpagues u regjistruan në Prishtinë për vitin e kaluar, derisa pati mbi 5 miliardë euro qarkullim vjetor.

Pas Prishtinës për qarkullim të lartë vjetor (1 deri në 5 miliardë euro) u renditën Graçanica, Ferizaji dhe Prizreni, njofton Klankosova.tv

Si vende me më së paku tatimpagues (10 deri në 500) raportohet të jenë Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku, Obiliqi, Novobërda, Shtërpca, Hani i Elezit, Juniku dhe Dragashi.

Edhe të hyra më të ulëta vjetore (1 deri në 50 milionë euro) u regjistruan në të njëjtat qytete, me përjashtim të Hanit të Elezit.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

The post Prishtina prin si qyteti me më së shumti tatimpagues dhe me qarkullimin më të lartë për vitin 2022 appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights