Home > Uncategorized > Gjini: Zgjedhjeve në veri iu mungon legjitimiteti (VIDEO)

Gjini: Zgjedhjeve në veri iu mungon legjitimiteti (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjini, në emision Rubikon në Klan Kosova ka folur rreth zgjedhjeve në veri që u mbajtën më 23 prill.

Gjini tha se atyre iu mungon legjitimiteti.

“Serbët i kanë dhënë sinjalet se i bojkotojnë zgjedhjet. Që nëse Lista Serbe e mirë apo e keq, si parti më e madhe do t’i bojkotojë zgjedhjet edhe partitë e tjera do t’i bashkangjiten edhe partitë e tjera. Është sikur modeli që e kemi zgjedhur ne në vitin 1990”, tha Gjini.

“Nëse shqiptarët marrin pjesë atëherë, do të ketë legalitet por legjitimitet fare”, theksoi ai.

Numri një i Gjakovës theksoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka gënjyer vetën sa i përket situatës politike në vend.

“Nuk besoj që kryeministri Kurti i ka rrejtë tjerët ma përpara se ta rrejë vetën. Ia ka mbushur mendjen vetës. Ai mund t’i akuzojë edhe të tjerët para tij edhe për katër apo pesë vjetët e ardhshme. S’ka lidhje. Ai tani ka nisur ta shijojë”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

 

 

The post Gjini: Zgjedhjeve në veri iu mungon legjitimiteti (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights