Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois aktualisht është portieri më i vlerësuar në treg me 60 milionë euro.
E vlera e tij nuk është aspak e rastësishme.
Ai ishte një “mur” i pa thyer sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve dhe ishte njëri prej lojtarëve kryesor që Real Madridri e fitoi trofeun e 14-të në histori të garës më të fortë në futboll.
Vlerat e tij si portieri klasi, Courtois i shpalosi në finalen e madhe të sezonit të kaluar përballë ekipit anglez, Liverpool.
Real Madridi e fitoi atë sfidë kundër gjigantëve anglez, me rezultat minimal 1-0, megjithatë më meritori pa asnjë diskutim ishte gardiani belg.
31 vjeçari bëri nëntë pritje fantastike në finalen e madhe që u mbajt në stadiumin “Stade de France”.
Real Madrid në këtë sezon po lufton fuqishëm edhe për trofeun e 15-të të Champions League, pasi aktualisht është në gjysmëfinale kundër Manchester Cityt.
The post Paraqitja ikonike e Thibaut Courtois në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


