Përpara Kuvendit të Serbisë në Beograd ka nisur protesta e dytë, pas vrasjes së 17 personave javën e kaluar.
Kjo protestë organizohet nga një pjesë e opozitës, e cila kërkon përgjegjësinë e autoriteteve për dy vrasjet masive të ndodhura javën e kaluar në Serbi.
Qytetarët kanë bllokuar njërën nga rrugën kryesore dhe pritet të zgjas për dy orë, shkruan Danas, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë tha se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe paralajmëroi se nëse kjo ndodh, do të merren masa.
Po ashtu, qytetarët protestues kërkuan dorëheqjen e kreut të BIA-s, Aleksandar Vulin dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Nisin protestat pas vrasjeve masive në Serbi, kërkohet dorëheqja e Vulinit dhe Gashiqit appeared first on Klan Kosova.


