Home > Uncategorized > PS shpall fitoren në Vorë, Veliaj: Një mesazh i fuqishëm

PS shpall fitoren në Vorë, Veliaj: Një mesazh i fuqishëm

//
/
Comments are Off

Partia Socialiste e ka shpall fitoren në Bashkinë e Vorës, një bastion historikisht i njohur si Partisë Demokratike.

Kandidati i PS-së Blerim Shera, ka arritur të marrë 74.3 për qind të votave përball kundërkandidatit Indrit Hoxha, i cili mori 25.72 për qind.

Në konferencën e mbajtur për media, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, tha se Vora dha një mesazh të fuqishëm.

“Jam i lumtur që siparin e rezultateve e hap qarku i Tiranës me një fitore 75 përqind në Vorë. Vora që prej dy dekadash nuk thyhej, ishte kthyer në një bastion që varnin xhaketën. Vora na dha një mesazh që duam të ecim përpara.Do të falenderoj Blerimin, kryetarin e sotshëm dhe të nesërmen të Vorës”, tha Veliaj në konferencën për media.

Veliaj pati edhe një porosi për kundërshtarët.

“Sot duam të falenderojmë të gjithë qytetarët e Vorës që na dhanë çdo herë nga pak besim që e kthyem në shumë punë. Sot na kanë dhënë një besim që thyen rekord për PS me 75 përqind të votës për ta çuar Vorën gjithmonë e më përpara. Sot dua t’i drejtoj dy fjalë 25 përqind që nuk votoi për ne. Nga nesër kur të gdhijë dielli në Vorë, Bleri dhe pas do t’i shërbejë 100 përqind Vorës. Nga zgjedhjet e Vorës asnjë nuk është i humbur.”, tha Veliaj, shkruan abcnews.al përcjell Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

The post PS shpall fitoren në Vorë, Veliaj: Një mesazh i fuqishëm appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights