Kompania Walt Disney ka anuluar një plan për të investuar gati një miliard dollarë për të ndërtuar një kampus të ri të korporatës në Florida.
Kjo vjen në kohën kur ka debate në rritje midis gjigantit të argëtimit dhe qeverisë së shtetit të udhëhequr nga republikanët e kryesuar nga Ron DeSantis.
Plani punësonte rreth 2,000 persona që do të zhvendoseshin në një qendër të qytetit në pronësi të Disney në Liqenin Nona, afër Orlandos.
Disney dhe Florida kanë paditur njëra-tjetrën javët e fundit. Anulimi u njoftua në një email të brendshëm për punonjësit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
The post Disney anulon një plan prej 867 milionë dollarëve për shkak të debateve me guvernatorin e Floridës appeared first on Klan Kosova.


