Home > Uncategorized > Vdes një i burgosur 31-vjeçar në Spitalin e Pejës

Vdes një i burgosur 31-vjeçar në Spitalin e Pejës

//
/
Comments are Off

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Deprtamenti Shëndetësor i Burgjeve ka bërë të ditur se ka vdekur një i burgosur në Spitalin e Pejës.

Sipas njoftimit të SHKK-së, i njëjti është pranuar në qendrën e paraburgimit në Pejë me datë 14.04.2023 dhe nuk ka qenë më parë i sëmur, përcjell Klankosova.tv.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Deprtamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot në Spitalin Rjonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet M.K, viti i lindjes 1992”, thuhet në njoftim.

“I njëjti është pranuar në QP në Pejë me datë 14.04.2023 dhe nuk ka qenë më parë i sëmuar”.

“Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjendja dhe menjëherë nën shoqërim të stafit duke e reanimuar është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas përpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij”.

“Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të konstatojë shkakun e vdekjes”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Vdes një i burgosur 31-vjeçar në Spitalin e Pejës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights