Manchester City sot do ta festoj titullin në përballjen ndaj Chelseat, në kuadër të xhiros së parafundit në Premier League.
E, për këtë ndeshje trajneri i Qytetarëve, Pep Guardiola, ka lënë shumë yje në bankën rezervë, në mënyrë që t’i pushoj pas ndeshjes së madhe që zhvilloi të mërkurën ndaj Real Madridit, ku triumfoi me rezultat 4-1, kështu duke kaluar në finale.
Guardiola ka lënë në bankën rezervë portierin Ederson, mbrojtësat Ruben Dias dhe John Stones, mesfushorin më në formë Ilkay Gundogan, top sulmuesi Erling Haaland, lojtari më i shtrenjtë Jack Grealish në mesin e shumë tjerëve, njofton Klankosova.tv.
Kështu banka rezervë e Cityt që do të jetë ndaj Chelseat ka kushtuar mbi 500 milionë euro.
Ederson: €40m
Ruben Dias: €71.6m
John Stones: €55.6m
Ilkay Gundogan: €27m
Erling Haaland: €60m
Jack Grealish: €117.5m
Rodri: €70m
Kevin De Bruyne: €76m
Bernardo Silva: €50m
The post Banka rezervë e Cityt ndaj Chelseat ka kushtuar mbi 500 milionë euro appeared first on Klan Kosova.


