Home > Uncategorized > Lirim Kastrati dërgohet në spital, humbi ndjenjat dy herë në ndeshje (VIDEO)

Lirim Kastrati dërgohet në spital, humbi ndjenjat dy herë në ndeshje (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati nuk pati një moment të mirë me ekipin e tij Ujpest në Hungari.

Kastrati gjatë një dyluftimi në ajër me futbollistin kundërshtar Valentin Hadaro, humbi ndjenjat, kur ra në tokë, shkruan m4sport.hu, transmeton Klankosova.tv.

Menjëherë në ato çaste intervenoi ekipi mjekësor. Pasi u përmirësua gjendja e tij shëndetësore, ai kërkoi që ta vazhdonte ndeshjen, por ndryshe mendoi trajneri i tij, i cili e zëvendësoi.

Vendimi ishte i duhuri pasi kur arriti te banka rezervë i ra të fikët sërish. Pastaj u dërgua në spital.

Ndryshe, Ujpest e mposhti Kecskemet me rezultat 3-0, teksa bashkëlojëtarët e mbajtën fanellën e tij pas përfundimit të ndeshjes.

Momentin e lëndimit mund ta shihni Këtu /Klankosova.tv.

The post Lirim Kastrati dërgohet në spital, humbi ndjenjat dy herë në ndeshje (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights