Home > Uncategorized > Vazhdon operacioni i kërkimit të katërvjeçarit që dyshohet se ra në kanalin e Ibër-Lepencit (VIDEO)

Vazhdon operacioni i kërkimit të katërvjeçarit që dyshohet se ra në kanalin e Ibër-Lepencit (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Një katërvjeçar dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër Lepencit.

Rasti ka ndodhur në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.

Për ta gjetur vogëlushin ka nisur kërkimet nga policia, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit.

E për rastin ka folur Sadik Krasniqi, i cili është daja i katërvjeçarit.

“Ai së bashku me një djalë tjetër më të rritur e kanë lëshuar lopën për të kullotur afër shtëpisë dhe e kanë sjell tek kanali. Thuhet se djali ka rënë në kanal dhe për fatkeq nuk është gjetur ende”, tha ai në Edicionin Special në Klan Kosova.

“Ka qenë i shoqëruar me djalin e hallës së tij. Ai nga paniku nuk ka mundur që të tregojë se si ka ndodhur rasti derisa është qetësuar e më pas ka ardhur e ka treguar gojarisht se këtu ka rënë në. Dhe ende nuk dihen gjurmët”, tha Krasniqi.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO.

Vushtrri: Dyshohet se një katërvjeçar ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit

The post Vazhdon operacioni i kërkimit të katërvjeçarit që dyshohet se ra në kanalin e Ibër-Lepencit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights