Home > Uncategorized > Kurti takon ministrin e Forcave të Armatosura të Britanisë, i kërkon rritje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Kurti takon ministrin e Forcave të Armatosura të Britanisë, i kërkon rritje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

//
/
Comments are Off

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për mundësitë që të rritet edhe më tej bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

Kurti e falënderoi për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, teksa e uroi për kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.

Ai e njoftoi ministrin Heappey me progresin e Kosovës në këto dy vite qeverisje, duke theksuar se Kosova ka bërë rritje të shënuar ekonomike si për nga rritja e GDP-së, po ashtu edhe e investimeve dhe rritjes së të hyrave.

Pasi theksoi rritjen e buxhetit në fushën e mbrojtjes, vlerësoi të nevojshëm rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në këtë drejtim me trajnime dhe pajisje të reja ushtarake.

Deri më tani 28 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses programin e edukimit ushtarak në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Sandhurst.

Heappey nënvizoi që Kosova është histori suksesi dhe duhet të punojnë së bashku për të promovuar progresin e arritur në vend.

U vlerësua se roli i Mbretërisë së Bashkuar në rajon i kontribuon lirisë, demokracisë dhe progresit, andaj edhe duhet të jetë sa më aktiv.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

The post Kurti takon ministrin e Forcave të Armatosura të Britanisë, i kërkon rritje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights