Dy bombardues amerikanë janë zbuluar duke iu afruar kufirit rus mbi Detin Baltik, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Ata thonë se një avion luftarak u përpoq për të kapur dy bombarduesit dhe për të parandaluar çdo inkursion në kufi.
Avionët u përshkruan si “bombardues strategjikë të Forcave Ajrore të ShBA-së” dhe nuk e kaluan kufirin, sipas zyrtarëve rusë, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv
Forcat Ajrore të ShBA-së operojnë tre lloje të bombarduesve strategjikë, B-52 Stratofortress gjigant, B-1 Lancer dhe stealthy B-2 Spirit.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se bombarduesit amerikanë iu afruan kufirit mbi Detin Baltik appeared first on Klan Kosova.



