Al Nassr ka shënuar fitore 2:3 si mysafir i ekipit Al Shaabab.
Golin e fitores e realizoi Cristiano Ronaldo, në minutin e 59-të duke mbajtur gjallë ëndrrën e ekipit për tu shpallur kampion.
Por, ajo se çka i habiti tifozët është mënyra e festimit të tij.
Janë bërë virale disa pamje ku portugezi shihet duke rënë në sexhde.
Ai u shty ta bënte këtë edhe pse nuk i takon besimit mysliman.
Fituesi i pesëfishtë i “Topit të artë” deri më tani ka arritur që t’i realizojë 14 gola.
Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe dy xhiro.
Vendin e parë e ka Al Ittihad, i cili ka tre pikë më shumë se skuadra e portugezit./ Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Ronaldo shënon, feston duke rënë në sexhde (FOTO) appeared first on Klan Kosova.





