Home > Uncategorized > Senatorët amerikanë dje u takuan edhe me liderët e opozitës

Senatorët amerikanë dje u takuan edhe me liderët e opozitës

//
/
Comments are Off

Dje në Kosovë kanë qëndruar për vizitë senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, në kuadër të një turi të vizitave në Ballkanin Perëndimor.

Murphy dhe Peters dje u takuan me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Në bazë të disa fotografive të publikuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë është bërë e ditur se pos pozitës, senatorët u takuan edhe me liderët e partive opozitare, atë të PDK-së, Memli Krasniqin, të LDK-së, Lumir Abdixhikun, dhe të AAK-ës, Ramush Haradinajn.

“Është e mrekullueshme t’i mirëpresim senatorët Murphy dhe Peters në Kosovë! Gjatë vizitës së tyre, delegacioni u takua me liderë kosovarë, anëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

The post Senatorët amerikanë dje u takuan edhe me liderët e opozitës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights