Home > Uncategorized > Lufta në Ukrainë: SHBA distancohet nga sulmi i Belgorodit në Rusi

Lufta në Ukrainë: SHBA distancohet nga sulmi i Belgorodit në Rusi

//
/
Comments are Off

SHBA është distancuar nga një inkursion në Rusi – për të cilin Moska thotë se përfundoi me humbjen e kryengritësve të armatosur që hynë nga Ukraina.

Pjesë të rajonit kufitar të Belgorodit u sulmuan të hënën, në një nga bastisjet më të mëdha ndërkufitare që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj vitin e kaluar.

Rusia më vonë publikoi fotografi të automjeteve ushtarake perëndimore të braktisura ose të dëmtuara, duke përfshirë Humvees të prodhuar në SHBA.

SHBA këmbënguli se nuk “inkurajoi apo mundësoi sulme brenda Rusisë”.

Një zëdhënës i departamentit të shtetit pranoi raportet që “qarkullojnë në mediat sociale dhe gjetkë” se armët e furnizuara nga SHBA ishin përdorur, por tha se vendi i tij ishte “skeptik në këtë kohë për vërtetësinë e këtyre raporteve”.

Në një konferencë shtypi të martën, Matthew Miller shtoi: “I takon Ukrainës të vendosë se si ta zhvillojë këtë luftë”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

The post Lufta në Ukrainë: SHBA distancohet nga sulmi i Belgorodit në Rusi appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights