Home > Uncategorized > Vizita e Vulinit në Rusi, Murphy: Moska po kërkon miq, do të ishte mirë për Serbinë të ishte me BE-në

Vizita e Vulinit në Rusi, Murphy: Moska po kërkon miq, do të ishte mirë për Serbinë të ishte me BE-në

//
/
Comments are Off

Senatori amerikan, Chris Murphy, pas vizitës së kreut të BIA-s, Aleksandar Vulin, në Moskë, tha se Rusia po kërkon miq këto ditë.

Por sipas Murphyt, nuk është politike dhe morale mbështetja për regjimin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai tha se “do të ishte mirë për qytetarët serbë nëse Serbia do të respektonte sanksionet kundër Rusisë dhe të ishte me Bashkimin Evropian për këtë çështje”, shkruan N1, transmeton Klankosova.tv.

Drejtori i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Aleksandar Vulin, vizitoi Moskën dhe u takua me Nikolai Patrushev , Sekretarin i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse.

Kujtojmë se Serbia është një nga shtetet e vetme në Evropë që ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë, pas agresionit të paprovokuar në Ukrainë.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

The post Vizita e Vulinit në Rusi, Murphy: Moska po kërkon miq, do të ishte mirë për Serbinë të ishte me BE-në appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights