Dortmundi dhe Bayerni sot luajnë xhiron më interesante të sezonit, pasi janë në garë direkte për titull.
Dortmundit që përballë do ta ketë Mainzin i duhet vetëm fitorja për ta siguruar vendin e parë në tabelë, ku diferenca me Bayernin është vetëm dy pikë.
Çdo rezultat tjetër i Dortmundit do t’i shkonte për shtati Bayernit i cili do të jetë mysafir i Kolnit, njofton Klankosova.tv.
Bayerni dështoi në xhiron e fundit që të marrë pikë të plota nga takimi me Leipzigun, të cilin e humbi me rezultat 3-1.
Të gjitha ndeshjet sot në Bundesligë do të nisin nga ora 15:30.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Gara për titull në Bundesligë vendoset sot, Dortmundit i duhet vetëm fitorja appeared first on Klan Kosova.





