Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se sot dhe nesër nuk do të dalë në punë.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, ka bërë të ditur se Zeqiri ka thënë se i duhet pushim në këto dy ditë fundjave.
I pyetur nëse do ta takojë ministrin Xhelal Sveçla, i cili po qëndron në pjesën veriore të vendit, i njëjti nuk e ka pohuar e as mohuar se sot gjatë ditës mund të ndodh një takim i tillë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Izmir Zeqiri i Zubin Potokut s’del në punë: Më duhet pushim (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



