Njohësi i Ballkanit, Edward Joseph, ka folur në lidhje për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj aksionit të Policisë së Kosovës, në veri të vendit, ku u mundësua asistimi i vendosjes së kryetarëve të rinj në zyrat përkatëse.
Joseph ka përmendur vizitën e Aleksandar Vulinit në Rusi, duke thënë se cilat janë pasojat e Serbisë për këtë vizitë?, përcjell Klankosova.tv.
Këtë lëvizje të Serbisë, njohësi i Ballkanit e vlerëson shumë më të dëmshme se veprimin e kryeministrit Albin Kurti në veri.
“Destruktiviteti i Beogradit do të thotë se SHBA-ja ka tejkaluar reagimin duke kërcënuar “pasojat për marrëdhëniet” me Prishtinën. Cilat janë pasojat për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë? Vulin (dhe Dodik) në Moskë simbolizojnë një politikë të Vuçiçit shumë më të dëmshme sesa manovra e pamatur e Kurtit”, shkroi Joseph. /Klankosova.tv.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Pas qortimit të Kosovës, Joseph: Cilat janë pasojat ndaj Serbisë për marrëdhënien e saj me Rusinë? appeared first on Klan Kosova.




