Shtëpia e Bardhë dhe republikanët kanë rënë dakord në parim për të rritur tavanin e borxhit të ShBA-së dhe për të shmangur një falimentim pas disave javëve të negociatave të hidhura.
Marrëveshja duhet të miratohet nga një Kongres i ndarë amerikan.
Presidenti Joe Biden e përshkroi marrëveshjen si një “kompromis”, ndërsa kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha se “ka reduktime historike në shpenzime”.
Thesari i SHBA-së paralajmëroi më herët se vendit do t’i mbaronin paratë për të paguar faturat e tij më 5 qershor pa një marrëveshje.
SHBA-ja duhet të marrë hua për të financuar qeverinë, sepse shpenzon më shumë se sa mbledh taksat.
Republikanët kanë kërkuar shkurtime të shpenzimeve në fusha të tilla si arsimi dhe programe të tjera sociale në këmbim të rritjes së limitit të borxhit prej 31.4 trilion dollarësh, një ligj që kufizon sa borxhe mund të grumbullojë qeveria amerikane.
Anëtarët e lartë të partisë kanë thënë se nuk do të rrisin tavanin e borxhit nëse qeveria nuk redukton shpenzimet e saj në vitet në vijim, ndërsa demokratët janë kundërpërgjigjur me propozime për të rritur disa taksa, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Tavani i borxhit të ShBA-së, demokratët dhe republikanët bien dakord për marrëveshjen në parim appeared first on Klan Kosova.



