Trepça 89-të edhe pse e mposhti Prishtinën me rezultat 2:1, nuk arriti ta sigurojë barazhin për ta pasur më afër mbijetesën në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo pasi që fitore shënoi edhe Ferizaj, që ishte konkurrent i drejtpërdrejtë i skuadrës mitrovicase, që mposhti Dukagjini me rezultat 2:1.
Por, sipas Trepçës ka diçka që nuk shkoi në këtë lojë.
Me anë të një komunikate kjo skuadër shpreh pakënaqësinë lidhur me ecurinë e lojës Ferizaj-Dukagjini.
Sipas reagimit Federata e Futbollit të Kosovës ka ndërhyrë në rezultatin e këtij takimi.
Por, edhe ndeshja mes Trepçës dhe Prishtinës pati reagime.
Sipas opinionit edhe goli i pësuar nga mysafirët nga kryeqyteti ishte lëshim.
Skuadra mitrovicase fitoi me rezultat 2:1 pas një gabimi trashanik të mbrojtjes së Prishtinës.
The post Trepça 89-të kritikon FFK-në për ndeshjen Ferizaj-Dukagjini appeared first on Klan Kosova.




