Home > Uncategorized > Arrestohen tre persona për dëmtimin e flamurit në Graçanicë

Arrestohen tre persona për dëmtimin e flamurit në Graçanicë

//
/
Comments are Off

Policia e Kosovës njofton se ka identifikuar dhe arrestuar tre persona, si të dyshuar për dëmtimin e një flamuri në Graçanicë, që dyshohet të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

Organet e rendit njoftojnë se ndaj të dyshuarve E.B. 22-vjeçar, Sh.V. 22-vjeçar dhe E.G. 31-vjeçar është hapur rast për veprën penale “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë përkatëse.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

The post Arrestohen tre persona për dëmtimin e flamurit në Graçanicë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights