Tre ushtarë hungarezë janë plagosur me armë zjarri nga protestuesit serbë dje në veri të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur KFOR-i, në një komunikatë për medie, transmeton Klankosova.tv
“Tre ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit. Të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Kujtojmë se nga përleshja e djeshme në mes të protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it mbetën të lënduar 30 ushtarë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Tre ushtarë hungarezë u plagosën dje me armë zjarri nga protestuesit në veri appeared first on Klan Kosova.



