Home > Uncategorized > Kurti flet me Peach për veriun, thotë se është gati për takim me Vuçiqin

Kurti flet me Peach për veriun, thotë se është gati për takim me Vuçiqin

//
/
Comments are Off

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se mbrëmë natën vonë ka takuar të dërguarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Kurti tha se në takim me Peachin e ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ritheksoi gatishmërinë e tij për bisedime të nivelit të lartë me ndërmjetësimin e BE-së.

“Patëm një takim natën vonë me Stuart Peach për të diskutuar më të fundit mbi veriun. Deklarova se qëllimi i vendosjes së policisë ishte vetëm ruajtja e sundimit të ligjit. Ritheksova gatishmërinë time për bisedime të nivelit të lartë nën lehtësimin e BE-së. Falënderova gjithashtu Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e tyre”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot Kurti u takua edhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell dhe me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post Kurti flet me Peach për veriun, thotë se është gati për takim me Vuçiqin appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights