Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njofton se sot në ministri pati një takim me përfaqësuesin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peachin, i shoqëruar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, Nicholas Abbot.
Me anë të një postimi në Twitter, ministri njofton se diskutuan sfidat e sigurisë dhe bashkëpunimin e fortë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Ne ndajmë shqetësimet për situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe pajtohemi se respektimi i ligjit dhe kushtetutshmërisë është thelbësor!”, shkroi Mehaj.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Mehaj e Peach flasin për situatën e sigurisë në veri të Kosovës appeared first on Klan Kosova.


