Home > Uncategorized > Protuestuesit shqiptarë mblidhen te Ura e Ibrit, s’dinë kush u ka thirrur (VIDEO)

Protuestuesit shqiptarë mblidhen te Ura e Ibrit, s’dinë kush u ka thirrur (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Qindra shqiptarë janë mbledhur tek Ura e Ibrit  e cila ndan komunat Mitrovicë e Jugut dhe Mitrovicë e Veriut.

Protestuesit kanë thënë se aty do ta zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe se nuk do të dalin në pjesën veriore.

Për Klan Kosova, protestuesit kanë thënë se nuk e dinë saktë se kush e ka organizuar protestën dhe se pavarësisht thirrjeve të Policisë së Kosovës për të mos u bashkuar, ata kanë vendosur të dalin.

“Jo nuk ndahet Mitrovica”, është njëra prej thirrjeve të tyre që po bëhen aty.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post Protuestuesit shqiptarë mblidhen te Ura e Ibrit, s’dinë kush u ka thirrur (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights