Të dielën është zhvilluar gara Sprint në kategorinë Formula 2 në kushte të vështira me shi.
Në Barcelonë nga pozita e parë startoi Amary Cordeel por që nuk arriti të qëndroj gjatë aty përcjell klankosova.tv.
I dyti nisi Jack Crawford kurse i treti Fredrik Vesti.
Por këtij të fundit iu deshën vetëm dy xhiro për ti tejkaluar dy pilotët dhe për ta marr kryesimin e garës.
Vesti më pas e drejtoi bolidin drejt fitores në Spanjë që ia siguron edhe qëndrimin në vendin e parë në kampionatin e Formula 2.
Pas danezit në cak hyn dyshja franceze Theo Pourchaire dhe Victor Martins.
The post Vesti nëpër shi del fitues në Barcelonë appeared first on Klan Kosova.



