Erdhi kur Ferizaj ishte në pozitë të keqe dhe në fund të tabelës dhe me rezultate të dobëta.
Më 15 tetor 2022 e pati ndeshjen debutuese kundër Prishtinës në Fadil Vokrri, të cilën Ferizaj e humbi 2 me 1, porse trajneri Andrej Panadic ishte i sigurt që do ta shpëtonte.
Megjithatë, premtimin nuk e mbajti.
Ferizaj në fund të sezonit të rregullt 2022/23 përfundoi në vendin e tetë në tabelë, respektivisht në pozitën e barazhit, duke u eliminuar më pas nga Liria.
Pas rënies nga Superliga, të martën bordi i Ferizajt ka shkarkuar trajnerin kroat Andrej Panadic, duke e bërë publike edhe në faqen e klubit, megjithatë, pasi Klan Kosova kontaktoi kryetarin Lulzim Abazi, ai tha që nuk është zyrtare shkarkimi, porse vendimin do ta marrin të mërkurën apo më vonë.
Panadic ishte në krye të këtij ekipi për 30 ndeshje, pati 10 fitore, 14 humbje e gjashtë barazime.
The post Abazi: Panadic nuk është shkarkuar akoma appeared first on Klan Kosova.


