Home > Uncategorized > I vazhdohet mandati EULEX-it deri në vitin 2025

I vazhdohet mandati EULEX-it deri në vitin 2025

//
/
Comments are Off

Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka vazhduar mandatin misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) deri më 14 qershor të vitit 2025.

Vendimi për zgjatjen e mandatit është publikuar në faqen zyrtare të BE-së, raporton Klan Kosova.

“Në kontekstin e rishikimit strategjik të EULEX-it në KOSOVË, Komiteti Politik dhe i Sigurisë (KPS) u pajtua që misioni EULEX të zgjatet deri më 14 qershor 2025”, thuhet në dokumentin zyrtar.

“KPS-ja gjithashtu u pajtua që, përveç vazhdimit të zbatimit të detyrave, EULEX duhet të ndihmojë autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve të tyre për të shkëmbyer informacione me homologët rajonalë dhe ndërkombëtarë në fushën e ndihmës juridike dhe bashkëpunimit në çështjet penale”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv

The post I vazhdohet mandati EULEX-it deri në vitin 2025 appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights