Home > Uncategorized > Zbulohet trajneri i ri i Tottenhamit

Zbulohet trajneri i ri i Tottenhamit

//
/
Comments are Off

Tottenhami ka njoftuar për emërimin e trajnerit të ri, Ange Postecoglou.

Postecoglou ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Spurs, transmeton Klankosova.tv.

“Ange sjell një mentalitet pozitiv dhe një stil të shpejtë, sulmues të lojës. Ai ka një histori të fortë në zhvillimin e lojtarëve dhe një kuptim të rëndësisë së lidhjes nga akademia – gjithçka që është e rëndësishme për klubin tonë. Jemi të ngazëllyer që Ange na bashkohet teksa përgatitemi për sezonin e ardhshëm”, ka thënë shefi i Spurs, Daniel Levy.

Postecoglou bëhet trajneri i parë australian në Premier League.

Ndryshe, 57-vjeçari për dy vjet sa ishte pjesë e Celtics në Skoci, fitoi pesë trofe. /Klankosova.tv.

The post Zbulohet trajneri i ri i Tottenhamit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights