Home > Uncategorized > Zeqiri i jep të drejtë Shqipërisë që dërgojë draft për Asociacionin (VIDEO)

Zeqiri i jep të drejtë Shqipërisë që dërgojë draft për Asociacionin (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dje përmes një konferencë për media bëri të ditur se i ka propozuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

E këtë gjë e ka komentuar Adrian Zeqiri, drejtor i ECMI, i cili ishte i ftuar në “Info Magazinë” në Klan Kosova.

Ai i dha të drejtë Shqipërisë, duke thënë se ka mundur të dërgojë diçka të tillë.

“Unë mendoj që Shqipëria si çdo shtet tjetër ka mundur të dërgojë diçka, nuk është pozicion i Kosovës, mirëpo ka mundur, për të zhbllokuar ndonjë proces i cili shihet qartë se ka ngecur momentalisht, për sa i përketë kësaj çështje”, u shpreh ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Zeqiri i jep të drejtë Shqipërisë që dërgojë draft për Asociacionin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights