Home > Uncategorized > Scholz paralajmëron se do të flasë me Putinin së shpejti

Scholz paralajmëron se do të flasë me Putinin së shpejti

//
/
Comments are Off

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se është i gatshëm për të folur me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Por që ai ka përjashtuar bisedimet për paqe derisa Moska t’i tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës, raporton Deutsche Welle, përcjell KlanKosova.tv.

Scholz ka treguar se ka në plan që bisedën me Putin ta zhvillojë së shpejti, derisa ka treguar se një të tillë e kishte pasur para se të niste pushtimi.

“Nuk është e arsyeshme që ta detyrosh Ukrainën të miratojë dhe të pranojë bastisjen që Putini ka kryer dhe që pjesë të territorit të Ukrainës të bëhen ruse”, ka shtuar Scholz.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

The post Scholz paralajmëron se do të flasë me Putinin së shpejti appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights