Home > Uncategorized > “Tradhti” dhe ofendime të tjera ndaj Vuçiqit dëgjohen gjatë protestës në veri të Mitrovicës (VIDEO)

“Tradhti” dhe ofendime të tjera ndaj Vuçiqit dëgjohen gjatë protestës në veri të Mitrovicës (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Situata në Mitrovicë të Veriut u tensionua gjatë ditës së sotme pas arrestimit të Milun Milenkoviq- Llune, njërit prej organizatorëve të  sulmeve ndaj KFOR-it dhe policisë në Zveçan.

Pas këtij arrestimi, qytetarë serbë u grumbulluan pranë Shkollës Teknike në Mitrovicë të Veriut, ndërsa policia e Kosovës e bllokoi rrugën që çon te Lagjja e Boshnjakëve, transmeton Klankosova.tv.

Protestuesit nga atje shprehën pakënaqësinë e tyre për Listën Serbe dhe brohoritën kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Kossev.

Në mesin e thirrjeve që u dëgjuan ishte  “tradhti” por pati edhe ofendime tjera ndaj shefit të shtetit serb, transmeton Klankosova.tv.

I arrestuari Milun Milenkoviq i njohur me nofkën “Llune” është njëri nga nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili e bëri të ditur lajmin për arrestim njoftoi se gjatë arrestimit të Milenkoviq janë lënduar lehtë tre zyrtarë policorë.

Fotografia e përdorur në lajm është marrë nga Kossev.

Arrestohet njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it në veri

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

 

 

The post “Tradhti” dhe ofendime të tjera ndaj Vuçiqit dëgjohen gjatë protestës në veri të Mitrovicës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights