Listat e pritjeve në klinikat e ShSKUK-së i konsideron shqetësuese. Megjithatë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, po thotë se ka përmirësime në këtë aspekt.
Derisa raportoi para anëtarëve të komisionit për sektorin që udhëheq, ky njoftoi se po planifikohet që të punohet me dy ndërrime të orarit në Klinikën e Kardiologjisë, raporton Klan Kosova.
“Lista e pritjeve në Klinikën e Kardiologjisë na shqetëson më shumë për shkak të natyrës më specifike të urgjencës së shërbimeve. Kemi filluar përgatitjet për pajisjen edhe me një amniografë në sallën e re të karakterizimit”, u shpreh Vitia.
E përmendi edhe rendin e pritjeve në klinika të tjera, për çka tha se kanë një plan veprimi, derisa sfidë kryesore vazhdon të jetë numri i vogël i anesteziologëve.
Kur foli për trajtimin shëndetësor jashtë vendit, Vitia tha se gjatë javës do të nisë konsultimi publik për plotësim-ndryshimin e udhëzimit administrativ.
I pari i Shëndetësisë s’e la pa folur edhe për listën e barnave esenciale për çka tha buxheti prej 60 milionë eurosh jep mundësinë për mbulueshmëri më të madhe të terapisë së pacientëve. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Vitia i shqetësuar me listat e pritjeve, sidomos me kardiokirurgjinë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


