Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj raketave ruse që goditën gjatë natës ndërtesat civile në Kryvyi Rih (vendlindja e tij).
“Vrasësit rusë vazhdojnë luftën e tyre kundër ndërtesave të banimit, qyteteve të zakonshme dhe njerëzve”, shkruan ai në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Ai u dërgoi ngushëllime “të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre” dhe shtoi se “terroristët nuk do të falen kurrë”.
Zelensky theksoi se autorët do të “mbahen përgjegjës për çdo raketë që ata lëshojnë”.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Zelensky: Rusia po e vazhdon luftën kundër njerëzve të zakonshëm appeared first on Klan Kosova.


