Home > Uncategorized > Kidnapimi i zyrtarëve policorë, Zemaj: Pamjet e sotme ishin shqetësuese e të dhimbshme (VIDEO)

Kidnapimi i zyrtarëve policorë, Zemaj: Pamjet e sotme ishin shqetësuese e të dhimbshme (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për kidnapimin e tre zyrtarëve policorë në territorin e Kosovës nga policia serbe.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se ajo çka ndodhi sot ndaj zyrtarëve policorë është e papranueshme.

“Është për të ardhur keq edhe në aspektin njerëzor, sepse policët e Kosovës janë bijtë tanë, janë prind e dikujt, kjo është shqetësuese për situatën që kalojnë familjarët e tyre, por edhe shëndeti i tyre i vet zyrtarëve të policisë”.

“Pamjet e sotme ishin shqetësuese edhe të dhimbshme, poshtëruese ndaj uniformës dhe shtetit të Kosovës. Sot ky lajm nuk është vetëm pjesë e shqetësimit opozitar, por mendoj se ka prekur edhe në sigurinë nacionale të Kosovës, të ardhmen e saj, edhe raportin me ndërkombëtarët”, ka thënë Zemaj./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

The post Kidnapimi i zyrtarëve policorë, Zemaj: Pamjet e sotme ishin shqetësuese e të dhimbshme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights