Home > Uncategorized > Deda për vendimin e MINT ndaj Klanit: Çdo pushtet që e lufton median – humb

Deda për vendimin e MINT ndaj Klanit: Çdo pushtet që e lufton median – humb

//
/
Comments are Off

Ish-deputeti i Kosovës, Ilir Deda, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për pezullimin e licencës së biznesit ndaj biznesit të Klan Kosovës.

Deda tha se çdo pushtet që e lufton median gjithmonë humb dhe çdo pushtet që shpallë armiq brenda shoqërisë, humb.

“Këtë film e kemi pa. Para 13-14 vjetëve, kritikët e qeverisë së atëhershme kishin qasje më së shumti  në Kohavision, Klan Kosova dhe RTV21, që kishin presion të madh nga ai pushtet. RTK kontrollohej nga qeveria. Gazetarët, shoqëria civile (përfshi edhe LVV) cilësoheshin si argat të Serbisë nga pushteti i atëhershëm dhe përkrahësit e tij”, tha Deda, transmeton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Deda për vendimin e MINT ndaj Klanit: Çdo pushtet që e lufton median – humb appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights