Ndonëse ka përfunduar orari zyrtar i punës, kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Jeton Mehmeti, është parë duke hyrë në zyrat e KPM-së pak minuta më herët.
Punëtori i sigurisë në këtë objekt ka treguar për Klan Kosovën se është thirrur një mbledhje konsultative nga ora 18:00 dhe sipas informacioneve që siguroi gazetari ynë Drin Demiri, kjo ka të bëjë me shqyrtimin e dosjes pas vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë lidhur me Klan Kosovën.
“Mbledhja veçse ka nisur. Është kryetari i KPM-së me një zyrtar tjetër të këtij komisioni i cili hyri në zyrat e këtij objekti. Pritet të shihet se sa do të zgjasë ky takim konsultativ dhe cili është qëllimi, më saktë a pritet të ketë ndonjë vendim sot”, deklaron Demiri.
Është kumtuar po ashtu që mbledhja ku do të shqyrtohet edhe lënda për vendimin lidhur me Klan Kosovën do të mbahet nesër nga ora 14:00, ku do të shqyrtohen të gjithë dokumentet e nevojshme.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post KPM-ja mblidhet urgjent për Klan Kosovën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


