Mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave në lidhje me vendimin tërheqjen e licencës së transmetimit do të nisë nga ora 14:00.
Në këtë mbledhje, ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë do të dërgojë monitoruesit e saj, njofton Klankosova.tv.
Në reagimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga MINT-i, ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se rastin po e ndjek me vëmendje.
“Vërej shqetësimin e përhapur në shoqërinë civile dhe kërkoj nga institucionet përkatëse që të mendojnë me shumë kujdes për çdo masë të mëtejshme si pasojë e kësaj, dhe të marrin parasysh implikimet më të gjera për lirinë e mediave në Kosovë”, theksoi Abbott, transmeton Klankosova.tv.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Britania dërgon monitorues në mbledhjen e KPM-së për Klan Kosovën appeared first on Klan Kosova.


