Home > Uncategorized > Federata Evropiane e Gazetarëve: Rasti i Klan Kosovës, ndërhyrje e pushtetit në media (VIDEO)

Federata Evropiane e Gazetarëve: Rasti i Klan Kosovës, ndërhyrje e pushtetit në media (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pezullim të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, sekretari Gjeneral i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, e cilëson si një ndërhyrje të qartë nga pushteti politik në media dhe e krahason atë me veprimet e qeverive si në Bjellorusi, Rusi e Azerbejxhan.

I shokuar nga ky vendim, në një intervistë për Kiks Kosovën, miku i gazetarëve alarmon se kjo situatë do të ndikojë në imazhin e Kosovës duke sjellur raporte jo të mira ndërkombëtare.

Vendimi i KPM-së, i cili i jep 30 ditë afat Klan Kosovës për kompletimin e dokumentacionit, ka ngjallur shpresë të Gutierrez, i cili thotë se tash jemi në rrugë të mbarë.

Kujtojmë se Gutierrez ishte i zëshëm edhe gjatë procesit të zgjedhjes së anëtarëve të rinj të këtij komisioni duke bërë thirrje për mospolitizim dhe sipas tij, rasti i Klan Kosovës është test i mirë për ta.

E lidhur ngushtë me çështjen e Klan Kosovvës, në rrjete sociale u nis edhe një fushatë kundër ekspertes ligjore të medias, Flutura Kusari.

“Të neveritshme dhe absolutisht të padrejtë”, e quan Gutierrez duke vlerësuar se e gjithë kjo kampanjë u nis vetëm sepse Kusari po mbron lirinë e mediave dhe iu kujton kornizat ligjore dhe standartet evropiane.

Sipas Gutierrez, fushata kundër Flutura Kusarit është e lidhur ngushtë më partinë në pushtet. Andaj, sipas tij, në rast se kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk distancohen nga kjo sjellje karshi Kusarit, i bën ata direkt përgjegjës.

Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez ka theksuar se do të vazhdojë të jetë i zëshëm për lirinë e mediave në Kosovë, duke i bërë thirrje Qeverisë që mos të ndërhyjë në vazhdimësinë e procesit nga Klan Kosovës.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

The post Federata Evropiane e Gazetarëve: Rasti i Klan Kosovës, ndërhyrje e pushtetit në media (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights