Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas shfuqizimit të vendimit të ARBK-së për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Halimi tha se ky është lajm i mirë, pas sipas saj, në Kosovë po funksionon sistemi shtetëror dhe ekonomia e tregut të lirë dhe siç tha ajo, nuk ka më fuqi pushtetore e partiake që mbyllë media.
“Ky vend ka histori demokracie dhe tendencat e suspendimit të saj nga një ideologji majtiste e populliste do të jenë krejtësisht të kota”, tha Halimi, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ajo tha se asnjë pushtet nuk mund ta mposhtë vullnetin e një shoqërie që ka përqafuar vlerat e përbashkëta euroatlantike, mendimin dhe shprehjen e lirë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Halimi mirëpret shfuqizimin e vendimit të ARBK-së për Klan Kosovën: S’ka më fuqi partiake që mbyll media appeared first on Klan Kosova.


