Home > Uncategorized > Personi që e gjuajti Bebe Rexhën me telefon tha se dëshironte që ajo të bënte fotografi

Personi që e gjuajti Bebe Rexhën me telefon tha se dëshironte që ajo të bënte fotografi

//
/
Comments are Off

Nicolas Malvagna, i cili e ka goditur Bebe Rexhën me telefon derisa ishte duke kënduar, ka thënë se ai ka menduar që këngëtarja do ta kapte telefonin për ta bërë një fotografi.

Këngëtarja shqiptare ishte duke performuar në skenë në “The Rooftop në Pier 17″ në New York, në kuadër të turit të saj ” Best F’n Night Of My Life”.

“Si një fans, qëllimi i vetëm i Malvagnas ishte që Bebe Rexha të bënte një fotografi me telefonin e tij dhe ta kthente atë si një kujtim”, tha avokati i tij, Todd A. Spodek për Dailymail.com.

“Nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i tij për ta lënduar zonjën Rexha”.

Autoritetet e konfirmuan për DailyMail.com se Malvagna u arrestua dhe u akuzua për sulm në lidhje me incidentin në Manhatan të poshtëm.

Sipas policisë, Rexha u shtrua në spital dhe pësoi “skuqje, ënjtje, mavijosje, çarje në sy dhe dhimbje” si pasojë e goditjes me telefon.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Personi që e gjuajti Bebe Rexhën me telefon tha se dëshironte që ajo të bënte fotografi appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights