Home > Uncategorized > VV-ja për asamblisten që kaloi në PDK: Urojmë të jetë vendim me vullnet të lirë, jo siç na është paraqitur nga ajo

VV-ja për asamblisten që kaloi në PDK: Urojmë të jetë vendim me vullnet të lirë, jo siç na është paraqitur nga ajo

//
/
Comments are Off

Partia Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur sot se ish-asamblistja e VV-së, Berna Saraçi, tashmë ka aderuar tek ta.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, përmes një komunikate ka reaguar duke thënë se urojnë që ky kalim në PDK i Saraçit të jetë vendim i marrë me vullnet të lirë, e jo ndrydhje e devijim i këtij vullneti, siç, sipas tyre, iu është paraqitur nga vetë asamblistja.

“Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Qendrës me grupin e asamblistëve, ish asamblistja Berna Saraçi na ka paraqitur shqetësimet e saj në raport me kërcënimet dhe shantazhet që po i bëhen asaj dhe familjes së saj nga eksponentë të partive të pushtetit lokal. Të njëjtët e paraqitën sot aderimin e saj në këtë subjekt si sukses”, thuhet në reagimin e VV-së, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, qendra e VV-së në Prishtinë kanë thënë se janë të shqetësuar për Saraçin si ish-kolege e tyre por edhe si qytetare e kryeqytetit.

“Gratë në politikë kanë nevojë për mbështetje por mbi të gjitha për vendosmëri që t’i bëjnë ballë çfarëdo shantazhi të ndërlidhur për veprimtarinë e tyre politike”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, në reagim thuhet se ky është një rast i qartë i kërcënimit, teksa i kanë bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të fillojnë hetimet mbi rastin.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post VV-ja për asamblisten që kaloi në PDK: Urojmë të jetë vendim me vullnet të lirë, jo siç na është paraqitur nga ajo appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights