Një person është gjetur pa shenja jete në Viti, të mërkurën e kësaj jave.
Në raportin e policisë thuhet se për vdekjen në fjalë ishin lajmëruar nga një familjar i viktimës.
Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor dolën në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutit të Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Gjendet i vdekur një person në Viti appeared first on Klan Kosova.



