Home > Uncategorized > Paçarizi: Qeveria nuk guxon të bëjë përpjekje që mediat t’i vendosë në tabor të armikut (VIDEO)

Paçarizi: Qeveria nuk guxon të bëjë përpjekje që mediat t’i vendosë në tabor të armikut (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Analisti Rrahman Paçarizi, duke folur për vendimin e ri të ARBK-së për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, tha se ky vendim, siç u shpreh ai, i nxitur nga Qeveria, ka prodhuar një qasje armiqësore ndaj medias dhe ndaj gazetarëve.

Ai tutje u shpreh se Qeveria nuk guxon dhe sipas tij nuk është mirë për të, që të bëjë përpjekje, siç tha ai, t’i vendosë në tabor të armikut, përcjell Klankosova.tv.

“Ky vendim i nxitur nga Qeveria, ka prodhuar një qasje armiqësore ndaj medias, qasje armiqësore ndaj gazetarëve përgjithësisht, sidomos gazetarëve të Klan Kosovës, duke i quajtur me epitete më të ndryshme”.

“Qeveria nuk guxon me bë përpjekje, nuk është mirë për Qeverinë me bë përpjekje që mediat me i vendosë në tabor të armikut, mediat janë një suplement edhe komplement i shoqërisë”, u shpreh Paçarizi në emisionin “Rubikon”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Paçarizi: Qeveria nuk guxon të bëjë përpjekje që mediat t’i vendosë në tabor të armikut (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights