Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka thënë se tash është momenti i fundit që në veri të vendit të ketë zgjedhje të reja.
Sipas Baraliut, nëse në zgjedhjet e reja, dalin shumica e qytetarëve atëherë ato mund ta kenë legjitimitetin por edhe situata do të qetësohej.
“E kësaj radhe nëse veprojnë si duhet BE-ja dhe ShBA-ja do të ketë ndonjë efekt sepse ai mund të arrihet, në qoftë se ajo është një pako e cila do të jetë në stilin “merre ose lëre”, dhe në kësaj radhe, pala që s’e pranon dhe nuk e zbaton, do të ketë sanksione të menjëhershme, të cilat janë të përgatitura, sipas burimeve, dhe do të mund të shpallen javën tjetër nëse njëra palë nuk i pranon këto kushtet që i ka BE-ja dhe ShBA-ja”, tha Baraliu në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se problemi nuk është tek koordinimi apo mos-koordinimi, por sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e sinqertë dhe korrekte ndaj palëve.
“Është evidente që gjatë gjithë kohës edhe me ngjarjet që kanë ndodhur por edhe me marrëveshjet, nga ajo e Brukselit dhe ajo e Ohrit, bashkësia ndërkombëtare ka pasur qëndrim jo të drejtë ndaj Kosovës”, tha Baraliu, njofton Klankosova.tv.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Baraliu: Momenti i fundit për zgjedhje në veri – BE-ja ka pasur qëndrim të padrejtë ndaj Kosovës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.





